Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha takim me strukturat e PD në Tepelenë: Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica

11:56 / February 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të Shtunë një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë.

Në fjalën e tij drejtuar demokratëve, Berisha u shpreh se për revolucionin duhet që kandidatët të jenë fitues në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Gjirokastër.

“Përulem me nderim të madh para secilit prej jush në këtë përpjekje të dytë të madhe, ku po përballemi me monizmin e dytë, të vendosur në Shqipëri nga një grup i rilindjes! E vërteta është se ky grup nuk ka asnjë interes shoqëror apo kombëtar. Ata kanë vetëm një interes: pasurimin e shfrenuar në kurriz të çdo shqiptari. Pra, ne vijmë në këtë fushatë elektorale, në kushtet e monizmit njësoj si në vitin 1991.

Edi Rama ka mbërthyer të gjitha pushtetet. Ju e shihni se si përdoret parlamenti sot. Në mënyrën më të shëmtuar, në mënyrën më antikushtetuese, më banditeske. Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga parlamenti. Por ne nuk do e bojkotojmë parlamentin, nuk do e dorëzojmë sepse nuk duam që interesat tuaja të pushojnë së mbrojturi në parlament.

Njësoj si në vitin 1991, ne jemi në një revolucion, sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët. Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica. Një nga rrafshet më kryesore të revolucionit është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër. Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij regjimi. Fakti është se i ka varfëruar shqiptarët në këto 9 vite me një shpejtësi marramendëse, vetëm e vetëm duke i vjedhur”, tha Berisha.

Berisha Tepelenë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.