Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha takohet me deputetin britanik: I tregova shkaqet e largimit të shqiptarëve nga vendi

16:40 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
340789754 734725784790591 6548132783430802220 n 1068x801 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka pritur në zyrë Henry Smith, deputetin e Partisë Konservatore dhe anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik.

Në një reagim në “Facebook”, Berisha bëri me dije se e njohu deputetin Smith me përpjekjet sipas tij antikushtetuese të qeverisë Rama kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Postimi:

Takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith.

Të dashur miq, sot pata një takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith. Në këtë takim shfrytëzova rastin ti shpreh z. Smith mirënjohjen time të thellë për interesin e tij të madh dhe angazhimin për të mbështetur bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe dy partive tona si motra.

Partia Demokratike e Shqiperisë dhe Partia Konservatore e Britanisë së Madhe kanë patur një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksessshëm nga vitet ‘90 deri sot.

Ne këtë takim e njoha mikun tonë me situatën politike në vend dhe shkaqet themelore të largimit masiv të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria si rezultat i vjedhjes së papërmbajtur nga qeveria e narkoshtet aktuale, varfërimi i tyre i pandalshëm dhe pasiguria për shkak të sundimit të krimit në vend.

Gjithashtu unë e njoha deputetin Smith me përpjekjet antikushtetuese të qeverisë së narkoshtetit shqiptar dhe mafies ndërkombëtare kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Në takim ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin midis dy partive tona. Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga frymë mirëkuptimi midis palëve.

Berisha Henry Smith.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.