Pas fjalës në seancën plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e Kuvendit. Ai tha se Rama foli në Kuvend sikur nuk ndodhi asgjë për atë që e konsideroi super skandali i shekullit. Berisha tha se krijimi i Komisionit Hetimor për hetimin e lidhjeve të Ramës me McGonigal është themelor.
“Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli, ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të përçmuar dhe të urryer.
Nuk mori përsipër, foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës duke thënë se vendimi i gjykatës amerikane nuk është i vërtetë. Ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo bisedë çdo telefonatë që ky dhe ministrat e tij kanë bërë.
Kjo është një çështje që ky mendon se do ta mbyllë me këtë retorikë boshe. Por krijimi i komisionit hetimor është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale. Duhet hetuar gjerësisht veprimtaria e tyre në Tiranë”,-tha Berisha.
