Shtatë kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha.
Mësohet se mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit, me sa duket dhe si kusht per te marre “voten” ne primare.
Në takim janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
