Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha thirrje kryetarëve të degëve: Merrni masa bllokuese! Të përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile

18:34 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me kryetarët e degëve në “selinë blu”, pak ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar.

Berisha është shprehur se Rama, po tenton të marrë edhe pushtetin e fundit, pushtetin e opozitës, ndaj sipas tij beteja është jetike për shpëtimin e vendit.

Ai është shprehur se beteja që po zhvillohet në parlament, mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të vendit, duke i bërë thirrje që përgjigja ndaj qëndrimit antikushtetues të Ramës t’i përgjigjen më të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

“Beteja që bëhet në Parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në cdo pikë nevralgjike të këtij vendi, qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se nuk do të ketë me protesta të zakonshme, por protestat duhet të jenë bllokuese.

Berisha: Kuvendi Kombëtar mblidhet në këtë situatë për të përcaktuar qëndrimet e PD, në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit.

Beteja që bëhet në Parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në cdo pikë nevralgjike të këtij vendi, qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Do të heqim dorë nga protesta e zakonshme, protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin, i cili nuk ngurron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.

A do të pranojmë të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishim një seri dobësirash, për këto nuk justifikojnë kurrë që bandat të numërojnë votat tona.

Duhet të bëjmë gjithçka për t’i angazhuar të gjithë në betëjën pa kthim. Ju takon ju të studioni pikat nevralgjike dhe të merrni masat bllokuese. Kjo kërkon sakrifica dhe guxim.

Në rast se ne vendosim t’i qëndrojmë ashtu sic po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra.

Nuk ka regjim t’i rezistojë revoltës së një populli, por ama ajo duhet të jetë revoltë.

Ftoj drejtuesit e degëve, anëtarët dhe simpatizantët, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi.

Kuvendit Kombëtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët, vendos tavolinë guri para Kryeministrisë

09:46 / October 26, 2026

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultati duhet të kthehet në më shumë të drejta

09:43 / October 26, 2026

Koalicioni shqiptar siguron dy mandate/ Zgjedhjet në Luginë, në garë për marrjen e mandatit të tretë

09:40 / October 26, 2026

Londra në qendër të vëmendjes, sonte ndahen çmimet e Topit të Artë 2026

09:37 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.