Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi krijimin e partisë nga Jozefina Topalli dhe mos pranimin e saj për kandidimin me PD-në. Ajo, sipas Berishës është ftuar të kandidojë për PD-në.
Berisha: Themeli i lirisë është zgjedhja dhe secili ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Unë jam betuar se nëse një person do të mbesë në PD, unë do të jem i dyti.
Ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk mund ta kontestoj. Ajo ka pasur një alternativë që të kandidojë si një kandidate e PD-së dhe ajo është me statut në këshillin kombëtar në PD. Për arsye të vetat ajo ka zgjedhur të bëjë një parti të veten.