Ish-kryeministri Sali Berisha,zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku u diskutuan problematikat dhe situata e vështirë ekonomike.
Në fjalën e tij Berisha deklaroi se një instalacion prej 4 milionë euro aludohet se do të vendoset në oborrin e kryeministrisë.
Sipas ish-kryeministrit ky është një tregues i abuzimit të qeverisë në këto kohë të vështira ekonomike.
“Ne kemi bërë denoncime të fuqishme këto vite, por ato nuk mjaftojnë. Unë besoj se veprimi qytetar dhe program janë rrugët e ndalimit të këtij varfërimi të frikshëm të shqiptarëve. Pak metra nga këtej është një oborr në kryeministri, aty kam pritur njeriun më të fuqishëm të globit, presidentin George W Bush.
Sot del se aty Edi Rama do të vendosë një instalacion druri me 4 milionë euro. Më vjen keq t’ua them këtu, unë kam ndenjur 4-vjet me një Benz të të ndjerit Marko Bello.
Këta s’dinë ç’bëjnë, 4 milionë euro për një instalacion . Ky është një nga rastet. Drejtësia nuk vepron. I vërsulet SPAK-ut Edi Rama se është Olsi Rama që po hetohet si i lidhur me mafian e Call Centerave. Hetimi ndërkombëtar është përqëndruar te Olsi Rama, bashkë me atë Strakoshën, për plaçkitjet e tmerrshme që kanë bërë. Institucionet nuk po veprojnë ndaj duhet veprimi qyetar”, tha Berisha.
