Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë për kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë. Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie.
Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vetë. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po sillemi si vasal i Iranit. Kërkoj largimin e ministrit të brendshëm”,-tha Berisha.
