Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj, një detyrim që shqiptarët kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre

21:22 / August 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku qëndron në izolim prej 30 dhjetorit 2023, tha se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre. ”Sot, fara e bllokmenëve krijoi rilindjen e bllokut, rilindjen e tyre, e cila asgjësoi në Shqipëri votën e lirë. Plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Nuk i internon ata, por i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtim tjetër në histori. Sot, një formë më e shëmtuar regjimi se çdo formë që ka ekzistuar më parë në Shqipëri është instaluar”,-tha Berisha.

Pjesë nga fjala

Masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre. Por kurrë të mos harrojë se ata që i ekzekutuan burrat e Mirditës më 17 gusht të vitit 1949 në Qafë Valmirë, ata sot janë përsëri në pushtet.

Sot, bastardi i familjes Klosi është sekretar i përgjithshëm i partisë së krimit. Sot, Edi Rama është kryetari i kësaj partie, i ati i të cilit urdhëroi jo në vitin 1949, por në vitin 1988, po në gusht, varjen në litar publikisht të poetit disident Havzi Nela. Asnjë njeri nga pasardhësit e xhelatëve Hoxha, Shehu, Klosi, Rama nuk ka kërkuar të falur për aktet mizore të paraardhësve të tyre.

Për aktet terroriste. E vërteta është se sot Edi Rama nuk ekzekuton dot, por në aspekte të tjera nuk u lë gjë mangët paraardhësve të tij. Sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë që tre liderët e partive kryesore opozitare mbahen në arrest shtëpie, ndiqen penalisht, denoncohen publikisht për asnjë faj që ata të kenë kryer, por vetëm si kundërshtarë të Edi Ramës, si armiqtë e tij politikë.

Sot, fara e bllokmenëve krijoi rilindjen e bllokut, rilindjen e tyre, e cila asgjësoi në Shqipëri votën e lirë. Plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Nuk i internon ata, por i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtim tjetër në histori. Sot, një formë më e shëmtuar regjimi se çdo formë që ka ekzistuar më parë në Shqipëri është instaluar.

Një formë që po shkatërron kombin, po shkatërron Shqipërinë në çdo aspekt. Sot është një ditë thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi të pamposhtur kundër këtij regjimi që ndëshkon këtë komb. Që grabit këta qytetarë. Që plaçkit pasuritë e tyre. Që konfiskon votën dhe liritë e tyre!

Berisha Varja e 14 burrave të Mirditës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.