Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha vijon akuzat: Vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

13:21 / June 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1749899229xwhatsapp image 2025 06 14 at 125859 pm 411
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, ku vijoi akuzat për zgjedhjet e 11 Majit. Ai deklaroi se farsa elektorale primitive e 11 Majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar.

“Në këtë farsë, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama, armik i egër i pluralizmit politik, kryepadrino dhe ndërtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, për të siguruar karrigen e tij të krimit, i tmerruar nga krimet që ka kryer, nën mbrojtjen e Altin Troplinit, ushtroi në këto zgjedhje të gjitha format e dhunimit të ligjit. E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti.

Votën e vranë pa rënë në kuti përdorimi i 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë. Votën e qytetarëve shqiptarë e vranë pa rënë në kuti 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me të famshmen Giro D’Italia, 7 milionë euro një organizate private. Votën e lirë të shqiptarëve e vranë pa rënë në kuti, falja dy ditë para zgjedhjeve e 200 milionë eurove. Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vranë pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vranë pa rënë kuti dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe certifikata pronësie, të dhëna të gjitha për të rrëmbyer votën. Votën e shqiptarëve e vranë gjysmë miliardi prokurime publike dhe koncesione, që të gjitha në funksion të blerjes së votës.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vranë dhjetëra mijëra punësime për votë gjatë fushatës elektorale, krim i shëmtuar ky ndaj votës dhe shtetit. Votën e vranë pa rënë në kuti dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të cilët në shkelje flagrante të ligjit u shndërruan në polici politike për qytetarët shqiptarë dhe kontrollin e vullnetit të tyre”, tha Berisha.

11 maj Berisha PD Qeveria vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.