Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Vodhët me thasë në ndërtimin e rrugëve! S’keni një objekt të vetëm t’u thoni shqiptarëve që e keni ndërtuar

17:34 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si katastrofal projektbuxhetin për vitin 2023. Nga salla e parlamentit Berisha theksoi se gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PD-së, rrogat e shqiptarëve u dyfishuan, ndërkohë që në 9-vite të qeverisë Rama qytetarët kaluan nga njerëzit me pagat më të larta në Ballkan në ato më të ulëtat.

“Gjatë qeverisjes 2005-2013 u dyfishuan rrogat, pensionet dhe ndihma ekonomike, por ku shkuan miliardat tuaja. Ku avulluan ato? Rrogat nuk u rritën as pensionet, shqiptarët kaluan nga njerëzit me rrogën më të lartë në Ballkan në njerëzit me rrogën më të ulët.

Asnjë punë nuk u thoni dot shqiptarëve që keni mbaruar në 9 vite. Të gjitha janë punë të nisura në qeverisjen e kaluar. Vodhët me thesë në ndërtimin e rrugëve. Ju s’keni një objekt të vetëm t’u paraqisni shqiptarëve në 9 vite. Ju e patë si përfundoi rruga Kardhi -Delvinë, pas 9-kilometrave të para u 4-fishua çmimi pasi vodhët me thasë. U ndërtua rruga Lushnjë-Fier me 1.2 milionë euro, u ndërtua, rruga Levan-Tepelenë me 1 milion euro, u ndërtua Levan-Vlorë me dy ura të mëdha me Vjosë me 2.2 milionë euro kilometri. Ju ndërtoni në fushë pa ura me 24 milionë euro kilometri. Ndaj ikën ai. Ikën nga parlamenti në Tropical pasi do të merret me zgjedhjen e ekipit kombëtar. Ai ka problem me këto vjedhje. Sa i dalin vjedhjet para ikin. Ky është buxhet katastrofe. Bizneseve u morët 400 milionë euro më shumë ndaj ato përfunduan nga 210 mijë në 110 mijë, i falimentuat njëra pas tjetrës. Një nomeklatur të cilën Shqipëria nuk e pasur kurrë të tillë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.