Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha voton në Primaren e Tiranës: Rreze drite për rikthimin e votës së lirë. Dorëheqjet, tregues lirie

12:27 / December 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 04 at 11.21.24 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votën në primaret e Tiranës, ku në garë janë 7 kandidatë, e hodhi edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Në fjalën e tij pasi hodhi votën për kandidatin e Tiranës, kreu i PD akuzoi edhe njëherë Edi Ramën se ka vrarë votën e lirë dhe i cilësoi primaret si një ditë të rëndësishme për hapjen e mëtejshme të partisë. Në lidhje me interesin e gazetarëve për disa bashki ku nuk po votohet ditën e sotme në radhët e demokratëve, Berisha deklaroi se për 3 degë janë duke u zhvilluar bisedime me aleatët për kandidatët që do të nxjerrin. Deri më tani, nga gara janë tërhequr 7 kandidatë në disa bashki.

“Një ditë e madhe për PD. Është një kryeditë për demokracinë shqiptare. Dhjetëra mijëra anëtarë votojnë për qytetarin e parë të bashkisë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm veçanërisht rëndësia bëhet më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi mekanizmat e plaçkitjes së saj. Një armik që e përzuri votën nga partia e tij dhe e shndërroi PS, e riktheu në origjinë si parti pa votë. PS voton si komunitet mafioz.

Edi Rama është i vetmi në Evropë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri.

Demokratët duke votuar të lirë shumëfishojnë forcat, energjinë për tu përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe për të përmbysur monizmin në Shqipëri dhe që bazohet në vjedhjen e votës. Sot konkurrojnë mbi 200 kandidatë në 61 bashki”, tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.