Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Xhaçka po përdor pushtetin për t’i shpëtuar Gjykatës Kushtetuese

12:40 / January 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët në seli, tha se lufta kundër korrupsionit shkon drejt shuarjes përfundimtare. Berisha akuzoi drejtëpërdrejtë ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, duke thënë se Olta Xhaçka po përdor pushtetin, lidhjet e saj me klanin Rama, si edhe lidhjet e kahershme.

“Unë para jush kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia e Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës dhe Amant Josifit po bëjnë në Gjykatë Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe, siç është Olta Xhaçka. Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese.

Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit. Çfarë thotë neni 70 i Kushtetutës? Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë aktivitet fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 milionë të investitorit strategjik.

Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë”, deklaroi Berisha.

Olta Xhaçka Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.