Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut dhe thotë se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim po mban peng me dosje kryeministrin Edi Rama.
“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë.
Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minimum dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.
Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama”.
