Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berisha zbulon prapaskenat: Në Nish u nënshkrua pakti për Minijugosllavinë

15:30 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, shkaktoi reagime të shumta. Një veprim i tillë i Ramës është quajtur skandaloz dhe provokim për Kosovën.

Lidhur më këtë çështje, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Për tepër, Berisha duke iu drejtuar Ramës me ‘Zografi bis’ përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi për Paktin për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Më tej, Berisha është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë në prani të 7 vetëve se kryeministri i juaj ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.