Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dosjen e përgjimeve për blerjen e votave janë të përfshirë edhe ministri dhe vetë kryeministri. Ai tha se janë mijëra faqe përgjime në dosje, duke shtuar se nga dokumentet do të dalin shumë fakte.
Ka dosja të tjera përgjime për blerjen e votës?
Në rrafshin e protestës, PD duhet të bëjë më shumë dhe me këto dokumente që janë dosje të regjistruara të telefonatave. Këto që kanë dalë nuk janë as një e dhjeta e mijëra e mijëra faqeve.
Kush është përfshirë?
Janë të përfshirë ministra, përfshirë Edi Ramën. Unë kam qenë President, kryeministër, por informacionet më të sakta mi ka dhënë qytetari dixhital.
Nga i merr këto informacione?
Unë informacionet i marrë nga qytetari dixhital, ai më ka informuar më së shumti.