Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berishajt, e vërteta e një fisi

17:02 / April 22, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gojëdhënat për Sali Berishën transmetojnë histori të ndryshme për  Sali Berishën dhe të parët e tij. Teori të shumta kanë qarkulluar për gjenezën e njeriut më të diskutuar të Shqipërisë në këto 30 vitet e fundit. Sipas burimeve të ndryshme thonë se, Berishët shkuan në Viçidol si rezultat i një problemi që krijoi në fshat një nga të parët e Sali Berishës në një nga fshatrat e Pukës.  Gjatë një interviste të gjatë në “Debat në Channel One”disa vite më parë me Roland Qafokun, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për për origjinën e tij. “Tropoja deri në Fierzë është Kosovë. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova. Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëjë referendum pas mbarimit të Luftës.”

Në vijim Berisha u pyet për kullën e restauruar në Vicidol, për të cilën po kujdeset i biri.

“Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit”.

Fisi Berisha është pa dyshim ndër fiset më të vjetra shqiptare, dhe sot është ndër më të mëdhenjtë në numër e në përhapje. Si mbiemër, Berisha nis të përmendet dendur prej shekullit të 13, kur përmenden Konti Valentin Berisha (Berissa) nga Ulqini, e më pas vazhdimisht deri në shekullin e 15 shfaqet dendur në dokumenta venedikase, raguziane, serbe, osmane, etj., në një hapësirë që përfshin Shqipërinë veriore, Kosovën, Malin e Zi e deri në Librazhd. Gjatë qëndresës së Skënderbeut, për shembull, dy vëllezër Berisha ishin ndër udhëheqësit e ushtrive arbërore.

Nuk është plotësisht e qartë nëse gjithë personat që dalin në dokumenta historike me mbiemrin Berisha kishin lidhje gjaku. Megjithatë dihet me siguri se në shekullin e 15, Berisha ishte tashmë një fis i formuar e i organizuar politikisht, aq sa në 1467 nënshkruan një marrëveshje me Venedikun, përmes përfaqësuesit Helias Bossi. Gjithashtu është e qartë që anëtarët e sotshëm të fisit, në pjesën dërrmuese janë pasardhës të një trungu mashkullor i cili nis nga trojet e vjetra të Berishës e të Mërturit në Pukë, në territoret e Dukagjinit të vjetër, kurse një pjesë e familjeve të tjera mesjetare me mbiemrin Berisha mund të jene shuar ose të kenë ndërruar mbiemër me kalimin e kohës.

Shumica e familjeve të fisit Berishë ruajnë gojëdhënën e prejardhjes nga një paraardhës i përbashkët i quajtur Murr Dedi. Sipas numërimit të brezave në këto familje (në disa raste mbërrin 20), përhapja e degëve të sotshme mund të ketë nisur prej periudhës para-osmane, kurse Nopcsa sugjeron fillimin e shekullit të 14. Rrok Zojzi tregon se shumica e fiseve të Dukagjinit, si Shala, Shoshi, Berisha, Oroshi, Spaçi, Kuzhneni, Kthella, Selita e Rranza, përmendin po ashtu si Berisha, Murr Dedin si të parin e tyre. Përveç gjithë këtyre fiseve, gojëdhëna të ndryshme e lidhin Berishën edhe me disa fise të tjera, pa kaluar përmes Murr Dedit. Për shembull, fisi Kuç, që sot është kryesisht i sllavizuar, dhe përmes Kuçit, edhe Kastrati dhe disa vëllazëri të tjera që mendojnë se vijnë nga Kuçi mendojnë se kanë lidhje gjaku me Berishën. Një pjesë e familjeve të fisit Berishë në Kosovë, për shembull në zonën e Drenicës, quhen Berishë e Kuqe për t’u dalluar prej Berishës që nuk ka lidhje me Kuçin (shpesh quhet Berisha e Bardhë). Po ashtu ka edhe familje Berishë edhe në Fan të Mirditës dhe në Muhurr të Dibrës, po ashtu edhe shumë familje me prejardhje nga pjesa e Kukësit të sotëm në perëndim të Drinit (Arrën, Malzi, etj,) që sot gjenden shpesh edhe në Pollog e Kaçanik, mbahen Berishë. /tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.