Edhe pse Berlusconi është ”mik” me presidentin rus Putinin, qeveria e re e italiane do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Europës. Georgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, iu përcolli një mesazh të qartë partnerëve të koalicionit të djathtë, pasi Silvio Berlusconi i Forca Italia përsëriti simpatinë e tij për Putin dhe akuzoi presidentin ukrainas për shkaktimin e luftës.
Në një deklaratë të formuluar ashpër, Meloni tha se çdo parti që nuk pajtohet me linjën e saj të politikës së jashtme nuk duhet të bashkohet me qeverinë, e cila do të fillojë nga puna javën e ardhshme.
“Italia me ne në qeveri nuk do të jetë kurrë lidhja e dobët e Perëndimit. Për një gjë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e qartë. Unë synoj të drejtoj një qeveri me një linjë të qartë dhe të drejtë të politikës së jashtme. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli nuk mund të jetë pjesë e qeverisë”.