Policia e Parisit ka hapur zjarr sot mbi një grua, e cila pretendohet se kishte kërcënuar teksa ndodhej brenda një metroje dhe bërtiste “Allahu Akbar”, “të gjithë do të vdisni”.
Gruaja e mbuluar me hixhab u qëllua në stacionin e Bibliotekës François-Mitterrand.
Autoritetet njoftuan më pas se ajo nuk kishte asnjë eksploziv në trupin e saj në momentin kur u qëllua.
“Ajo që ndodhi ishte se oficerët e zbatimit të ligjit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hapnin zjarr ndaj kësaj gruaje duke pasur parasysh rrezikun e situatës,” tha më herët zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran.
Franca është në gjendjen e saj më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi shkolle në një sulm të dyshuar islamik, të cilin zyrtarët e kanë lidhur me atë që ata e quajtën “atmosferë xhihadiste” të lidhur me luftën Izrael-Gaza.
