Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Bes Kallaku flet për raportin me Encën pas përplasjes së bujshme

23:28 / January 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enca bes kallaku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht një debati që kanë pasur kohë më parë dhe faktit që Enca ka refuzuar të jetë pjesë e filmit të tij “Falco”, Bes Kallaku shprehet se do e ftonte sërish atë për një rol. I pyetur në “Zemër Luana” mbrëmjen e sotme mbi raportin me këngëtaren dhe nëse do e ftonte sërish në një rol, Besi tha:

“Patjetër, jo vetëm atë po gjithkënd. Nëse mendoj se është i përshtatshëm për filmin, patjetër që do ua bëja ftesën.”

Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Për ata që nuk e mbajnë mend në 2019 mes Encës dhe Besit ka ndodhur një përplasje. Shkak u bë një deklaratë e aktorit në “Shiko Kush Luan”, ku ai tha: “Ermali (Mamaqi) bën për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona (Qerreti).”

Enca ishte pjesë e komedisë së Ermalit, “I love Tropoja”, ndërsa Bleona ishte pjesë e “Falco”. Pas deklaratës së tij, Enca reagoi e revoltuar duke u shprehur se kishte marrë ftesë nga ai për “Falco”, por e kishte refuzuar. Ja çfarë deklaronte ajo asokohe:

“Dy gjëra që unë urrej më shumë në botë është padrejtësia dhe hipokrizia. Spuntoja për këtë video, është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë, ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht ashtu siç do shqiptari duhet t’i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri tjetrit. Në radhë të dytë, ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë, mua m’u desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja.”

Bes Kallaku Enca raporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.