Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bes Kallaku ka dy fjalë për aktorët e mëdhenj: Nuk krahasohem me ata që u rrita

19:20 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bes Kallaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 20 nëntor Bes Kallaku prezantoi premierën e filmit të tij, ‘Falco’. Filmi vazhdon të jepet në të gjitha kinematë shqiptare dhe deri më tani ka pasur një impakt mjaft pozitiv nga publiku. Në premierën e ‘Falco’, Besi falenderoi çdokënd që i ka dhënë mundësinë të shfaqë talentin e tij dhe të gjithë pedagogët që kanë ndikuar në formimin si aktor. Por duket se ai nuk ka harruar të falenderojë në filmin e tij aktorët e humorit që u ndanë para kohe nga jeta, nga të cilët ka mësuar shumë për profesionin. Për ata që nuk e kanë parë ende ‘Falco’, Besi ka treguar se këtë dedikim në nderim të figurave të shquara e ka bërë në fund të filmit të tij. “Për të gjithë ata që e kanë parë filmin ‘Falco’ e kanë vënë re këtë dedikim timin në fund të filmit. Unë mund ta quaj komedia më e bukur shqiptare ‘Falco-n’, por kurrë nuk krahasohem me ata me të cilët u rrita dhe mësova. Ndaj doja ta ndaja edhe me gjithë të tjerët këtë post”, ka shkruar Besi në ‘Instagram’.

Siç duket edhe nga fotografia ku përfshihen dy aktorët e mirënjohur, Fadil Hasa dhe Muhamet Lika, që janë ndarë nga jeta, thuhet: “Në nderim të të gjithë aktorëve shqiptarë të humorit që na pasuruan me buzëqeshje, por ikën të varfër nga ky vend…”. Artistët e ndjerë kanë lënë një vend bosh në kinematografinë shqiptare dhe siç duket mungesë e tyre nuk e ndjen vetëm publiku.

https://www.instagram.com/p/B5Sdrp1HE-J/

Bes Kallaku tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.