Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, përveç shpirtit artistik njihet edhe për shpirtin e tij human.
Së fundmi aktori ka suprizuar një fëmijë 12-vjeçar i cili vuan nga tumori. Ka qenë vetë Besi ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video nga momenti kur ka takuar fansin e tij të vogël.
Thirrja e artistit për të gjithë shqiptarët ishte që ta ndihmonin djalin, pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet mjekësore.