Aktori i humorit, Bes Kallaku ka shpërndarë mbrëmë një video në “Instastory” të Dj që performoi në stadiumin “Air Albania” para nisjes së finales së “Conference League”. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte ngjashmëria e madhe mes DJ me aktorin Donald Veshaj. “Heuu Donaldi”, thotë Besi.
“Po Donaldi çfarë do këtu?”, shton më tej me shaka. Artisti shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapele blu dhe syze. Ndërkohë, edhe Donaldi dallohet për natyrën sportive dhe jo pak herë shfaqet me kapele në kokë.
Po ju si mendoni, a ngjasojnë të dy?