Besa Shahini, ministrja e larguar nga Arsimit ka lënë të nënkuptohet se është larguar edhe nga theshethemet brenda grupit të Partisë Socialiste. E ftuar në studion e “Open”, Shahini tha se ka patur shumë akuza e fyerje nga zyrtarë dhe eksponentë të PD-së si dhe nga theshetheme brenda PS-së që e kanë bërë të largohet nga aty.
“Kam lajmëruar që në korrik. Biseduam në verë dhe e lamë që do ta vendosnim në shtator. Për më shumë, mund të pyesni edhe vetë kryeministrin Rama. Unë e kisha të pamundur që të vazhdoja edhe katër vite të tjera larg familjes, kështu…gjithçka filloi të diskutohej gjatë verës,”- tha Shahini ndër të tjera.