Disa ditë pushime vjeshte do të ishin relaks për këdo, dhe duket se ky është momenti i duhur dhe për Besin dhe Xhensilën.
Bes Kallaku ka postuar një foto nga qyteti i të dashuruarve, Parisi, shoqëruar me diçiturën “Komuna e Parisit”.
Por nuk kanë munguar as komentet e shumta. “Sa të bukur” i shkruan Arbana Osmanit e sigurisht në përgjigjen e Besit nuk mund të mungojë humori.
“E bukura dhe katunari, apo e bukura dhe bisha, si e ka ajo?”, i përgjigjet Besi.
Epo pushime të mbara për çiftin e ëmbël
