Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen e saj të 29-të dhe sigurisht që në urimet e marra sot, nuk mund të mungonte edhe ai i bashkëshortit të saj, Bes Kallakut.
Xhensila ka marrë një urim të veçantë nga aktori i humorit, si ç’ndodh çdo vit në fakt. Besi e uroi shpitin e tij binjak për ditëlindjen e saj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi që ai bëri krahas fotos.
“Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në finale 😂😂😂)”- ishin fjalët me të cilat e uroi Besi gruan e tij.
Ky urim epik dhuroi shumë të qeshura, ku ndjekësit e tij nuk ngurruan të linin komentet e tyre në postim.

Batuta e tij lidhet me veshjen e akotrit të humorit Donald Veshaj në finalen e “Big Brother Vip.”. Ai u shfaq me një kostum; xhaketë dhe pantallona oversize, në ngjyrë gri. Veshjen e kombinoi me nëj palë atlete dhe një kapele.

Më poshtë, mund të shikoni ngjashmëritë dhe do kuptoni që Besi ka me të vërtetë të drejtë.

