Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Besimi i verbër i koncensionarit se siguria në Rinas është OK, si u injorua paralajmërimi i Policisë para grabitjes

15:50 / April 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja pare rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

30 qershori i vitit 2016 do të nxirrte në pah për herë të parë se siguria në Rinas mund të cënohej edhe nga një palë pinca.

Futja e Aleks Pepës duke këputur zinxhirin dhe duke u futur në pistë nga ku grabiti miliona euro nuk do të ishte i vetmi rast që herë pas herë mes policisë e TIA-s të kishte përplasje për kushtet e sigurisë në aeroport.

ReportTv ka siguruar letërkëmbimin e kreut të policisë të Rinasit, Përparim Dema me TIA-n, ku ai ngre shqetësimin se në portat e emergjencës, nga ku hynë e dolën edhe grupi i Admir Murataj, nuk ka siguri.

letra a

Sipas dokumentacionin të cilin ReporTv disponon Dema shkruan: “më 09.09.2017 shtetasi Eduart Gega ka mundur të çajë rrethimin duke prerë rrejtën me një palë pinca duke u futur në pistën për afro 150 m”.

Nga këqyrja e pamjeve filmike – shkruan policia e Rinasit – duket mungesa e ndriçimit artificial në zonë ku pista kufizohet me Komandën e Forcave Ajrore. “Nga veprimet në tërësi na rezulton; se përveç ndriçimit artificial mungojnë sensorët e rrjetës së telit në perimetrin rrethues të pistës”.

Po ky komunikim ripërsëritet në Maj 2018 përkatësisht më 7 Maj ku policia e Rinasit thotë “në portat që janë në gardhin rrethues dhe konkretisht në portën në krahun verior dhe në portën në krahun jugor të gardhit rrethues masat e sigurisë janë po ato të njëjtat dhe nuk është marrë ndonjë masë shtesë.

Për sa më sipër kërkojmë nga ju marrjen e masave të menjëhershme me qëllimin eliminimin e mangësive të konstatuara.

Këtyre shqetësimeve të policisë Rinas, TIA u përgjigjet më 11 Maj 2018 me anë të kësaj shkrese “për qartësinë tuaj, aktiviteti dhe masat e ndërmarra nga TIA, nëpërmjet nëkontraktorit të saj për ofrimin e sigurisë së aviacionit në aeroport janë lehtësisht të dallueshme nga masat dhe përgjegjësit për ruajtien e sigurisë publike”.  “Megjithatë përsa i përket çështjeve të cilat lidhen me masat e sigurisë ta zbatuara në aeroport Komisariati i Policisë së Rinasit duhet të adresojë komunikimet përkatëse drejtpërdrejtë tek autoriteti i aviacionit civile”.

letra b

Këto shkresa tashmë janë sekuestruar dhe janë pjesë e grupit hetimor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda aty ku pritet që të thirren për deklarime edhe personat që kishin tagrin për të shtuar masat e sigurisë që për të tretën herë u cënuan në Rinas

Pikërisht në atë portë që Policia denoncoi si me probleme, u përdor nga grabitesit per te marre 10 milion euro teksa po ngarkoheshin në avion më 9 prill.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.