Për analistin Besnik Mustafaj, dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat të vetëm është jetike për opozitën. Duke folur në ABC, Mustafaj theksoi se nëse kjo nuk ndodh, atëherë dëmton opozitën në zgjedhje.
“Dalja me kandidatë të etëm është jetike. Nuk mund të dalin shumë kandidatë sepse copëzojnë. Duhet të dalin doemos me kandidat të përbashkët”, theksoi ai.
Duke komentuar bashkëpunimin në opozitë, Mustafaj tha se Ilir Meta që ka marrë drejtimin e PL-së po priret drejt së djathtës konservatore.
“Ilir Meta po priret drejt së djathtës konservatore. Ndërrimi i emri në Partia e Lirisë ia heq ideologjinë e majtë kësaj partie”, deklaroi analisti.
