Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i pranishëm gjithashtu në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen”, tha se duhet të jemi më tolerantë, duke kritikuar edhe politikën shqiptare që sipas Ruçit beson më shumë te partia se të demokracia.
““Unë mendoj se jemi në vendin e duhur që të flasim për fenë si instrument i paqes. Harmoni fetare është krenarie jonë kombëtare. Përse në politikanët jemi më pak tolerantë, madje nuk do ta teproja të thoja jotolerantë në krahasim me institucionet e besimeve fetare. Besimtarët tanë shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesë se sa anëtare të institucioneve të tyre. Idetë dhe vlerat fetare mbizotërojmë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre. Kjo ka ndihmuar që besimtarët të gjejnë pika takimi me besimet e tjera. Politikanët besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik. Shprehja e njohur: Kisha jote është edhe kisha ime” është plotësuar me shprehjet: xhamia ime është edhe xhamia jote apo “teqeja ime është edhe teqeja jonë”, tha Ruçi.