Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gojan Puke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan i Madh, në Pukë. Media ka ndjekur nga afër evakuimin e banorëve. Policia ndërhyri për të shpëtuar banorët.

“Lëvizni të gjithë, jashtë, jashtë!”, janë thirrjet e policisë.

Banorët e alarmuar ikin me sytë këmbët, duke u përpjekur të marrin me vete edhe sendet personale.

“Po merr flakë shtëpia. Unë po zbres poshtë, por nuk mund të iki pa u siguruar për shtëpinë. Po zbres deri në qendër, por do të vij sërish këtu”, tha një banor. “Kjo është situata kaotike e shkaktuar nga flakët, të cilat kanë përfshirë masivin pyjor dhe kanë zbritur në zonën e banuar”, thotë një banor tjetër.

Në Gojan të Madh ka mbërritur një helikopter, i cili po hedh ujë në vatrën më problematike, ndërsa në terren janë edhe forcat zjarrfikëse. Deri më tani raportohet për 4 banesa të djegura.

Vatra e zjarrit është tejet masive dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Kjo vatër është vazhdim i zjarrit që ka nisur prej një jave në kurorën e Tërbunit, ku janë djegur 120 ha me pyje.

Në Mirditë, dy vatra zjarri me përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet të ketë edhe evakuime të tjera. Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

4 shtepi beteje Fleket gojan mirdite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.