Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Beteja për ajrin, destinacionet kryesore ku fluturojnë shqiptarët

09:19 / February 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara për ajrin është ashpërsuar në vitin 2018. Italia vijon të dominojë më shumë se gjysmën e tregut. Rritje të ndjeshme shënuan charter-at, të nxitur nga kthimi i Shqipërisë në destinacion të preferuar turistik dhe Londra e Budapesti, nga hyrja e linjave low cost…

Aeroporti i Rinasit po bëhet gjithnjë e më i zënë, teksa më shumë shqiptarë po udhëtojnë dhe të huajt që po vijnë për të kaluar pushimet në vend shtohen. Në 2018-n, trafiku në Aeroportin e Rinasit shënoi nivel rekord prej 2.95 milionë pasagjerësh, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA). Në raport me vitin e mëparshëm, numri i pasagjerëve është rritur me rreth 12%.Rreth 7% më shumë shqiptarë udhëtuan nga dhe drejt Rinasit në 2018-n, në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas shifrave të INSTAT. Por, lulëzim të vërtetë shënuan të huajt, trafiku i të cilëve në hyrje e dalje u rrit me 27%, pas zgjerimit me 29% të vitit të mëparshëm, duke e bërë periudhën 2017-2018 më të mirën në historinë e pas tranzicionit për ardhjen e turistëve.

Fluksi i pasagjerëve me charter u rrit me 64% në 2018-n, ku ndikimin kryesor e dhanë linjat nga Polonia, Norvegjia, Izraeli, Ukraina, Çekia, Suedia, teksa agjencitë turistike në bashkëpunim me ato shqiptare sollën turistë në hotelet shqiptare, kryesisht në bregdetin e Durrësit, duke futur për herë të parë në mënyrë masive konceptin e “all inclusive” ose “half board”.

Gjithsesi, Italia, ku jetojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë, vijon të dominojë më shumë se gjysmën e tregut të fluturimeve, sipas numrit të pasagjerëve.

1 14

Destinacionet, kryeson Roma

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 329 mijë pasagjerë në 2018-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.
Destinacioni i dytë është Milano, me 283 mijë pasagjerë, me rritje 6% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo, me 143 mijë pasagjerë (rritje 15%).

Destinacionet italiane që kanë parë rritjen më të madhe të trafikut të pasagjerëve janë Verona dhe Bolonja, me nga rreth 20% secila, ndërsa më pak i preferuar për t’u arritur me avion ka qenë Bari, që ka parë rënie vjetore prej 35%. Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.56 milionë në vitin 2018 (rritje 6%). Stambolli është në vend të tretë, me 264 mijë pasagjerë (12.5% rritje). Stambolli është bërë konkurrues vitet e fundit si një destinacion tranzit, kryesisht vendeve aziatike, por dhe destinacioneve të tjera të Europës dhe atyre të largëta.

Vjena e ka humbur disi rëndësinë, si një nga pikat pika kryesore të kalimit drejt së gjithë Europës e jashtë saj. Në vitin 2018, nga dhe drejt Aeroportit të Vjenës udhëtuan rreth 168 mijë pasagjerë, duke shënuar për herë të parë rënie me rreth 4%, si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës për tranzite nga Lufthansa, apo Turkish Airlines. Pas operimit të dy linjave direkte British dhe Wizz Air, Londra është bërë një destinacion i preferuar, me 143 mijë pasagjerë në 2018-n, me një rritje prej 15.3%.

Nga dhe drejt Athinës kanë udhëtuar rreth 100 mijë pasagjerë, me një rritje të ndjeshme prej gati 20%. Nga dhe për në Budapest, nga ku filloi fluturimet Wizz Air në 2017-n, udhëtuan rreth 49 mijë pasagjerë një vit më parë, me një rritje prej 70%. Për shkak të biletave të lira, Budapesti është shndërruar në një destinacion të preferuar turistik për shqiptarët, duke qenë një nga më të kërkuarit për kalimin e natës së ndërrimit të viteve. Amsterdami, një destinacion i ri i nisur në 2017-n ka parë rritje të ndjeshme edhe në 2018-n, me 40 mijë pasagjerë, me rritje 44%./ Marrë me shkurtime nga Monitor

destinacionet fluturojne Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.