Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Beteja për PD-në/ Lubonja: Nëse firmat janë të vërteta, Basha duhet të dorëzojë zyrën!

19:25 / December 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha u komentua nga analisti Fatos Lubonja në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24’.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Lubonja tha se më këtë Kuvend duhet të lindë një Kryesi që të ketë një projekt të qartë.

I pyetur për betejën mes palëve për selinë e Partisë Demokratike, analisti theksoi se nëse 4446 firmat të komunikuara janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

Pjesë nga biseda:

Beteja për selinë e PD-së?

Lubonja: Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4 mijë e 446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët

Berisha kryetar i PD-së?

Lubonja: Berishës nuk mund t’i mohohet merita. Pjesa më e mirë e tij është opozitarizmi…Mendoj që këta njerëz që e ndoqën do të doja që të lindë një grup, një Kryesi me njerëz dhe projekt të qartë. Por kjo do të donte qetësi, por krahu tjetër është në luftë…

Sa shanse ka Berisha për të ardhur në krye të PD-së dhe si do të jetë kjo për një parti që kryetarin e ka non-grata nga SHBA?

Lubonja: Këtu po bëhet një manipulim shumë i madh me idenë që nuk vjen në pushtet pa amerikanët. Unë shoh se kanë braktisur betejat e përditshme…Premtuan betejën për vjedhjen e votës dhe u përçanë. Pra me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet.

Më tej Lubonja tha se përçarja ka qenë një ‘tub’ oksigjeni për kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se një Bashë i nënshtruar është favorizuar për Ramën.

“Ky është projekt i Ramës, ai kërkon të krijojë imazhin e një Shqipërie normale. ndaj një Bashë i nënshtruar është në favor të Ramës, kurse një Berishë që bërtet nuk është në favor të Ramës”, tha ndër të tjera Lubonja.

lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.