Deputeti Edmond Stojku u shpreh sonte se: “Do të doja të shtoj, në të njëjtën linjë në fakt. Është më tepër analizë e takimit të sotëm. U fol shumë për një marrëveshje, që ka ardhur dhe e kemi pranuar në tavolinën tonë, sepse ne jemi aktorët realë të miratimit real të kësaj marrëveshjejve. Por nuk e kuptoj se përse i bëjnë si miza në dhallë këta individë të pushtetshmë që kanë gjithçka në dorë dhe nuk bëhnë marrëveshje me aktorët realë. Pse nuk i marrin parasysh kërkesat tona? Sepse tre pikat tona i ftojnë shqiptarët për zgjedhje dhe jo për zgjidhje. Përfundimisht ne me tre kërkesat tona, duam të zhdukim zgjedhjet fantazmë, politikën fantazmë.
I pyetur nga gazetarja Esiona Ekonomi; “Pse mendimi juaj është më i rëndësishëm se i zonjës Kryemadhi, e cila është kundër listave të hapura dhe është po ai personi që ju solli këtu?”
Stojku u përgjigj se: “Të falenderoj për pyetjen, është një pyetje shumë e bukur, për momentin. Nuk është mendimi im ky por rezultati I sondazheve. Për blerjen e votës, hapni të gjitha manualet, shkon deri në 80 e ca përqind. Kjo është kërkesë e kombit shqiptar e të gjithë disaporës kudo që ndodehn. Na e kërkojnë shqiptarët. Pavarësisht nivelit dhe mënyrës së prezantimit, në jemi më humanë dhe më të ndershëm se kushdo që ka qenë më parë se ne në këtë parlament.”