Këtë të premte, kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, me të cilin mbajtën një konferencë për shtyp pasi përfunduan takimin.
Bettel tha se ndan të njëjtat pikëpamje me Shqipërinë për tensionet që janë krijuar në Europë, ku nënvizoi se Ballkani shihet si një fuçi baruti. Për të nuk mund ti lejohen tensione shtesë.
Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bettel thah se kriteret janë të caktuara dhe nuk mund të ndryshojnë në asnjë rrethanë. Për të çelja e negociatave, është një meritë e Shqipërisë dhe nuk mund ti humbasi meritat duke e justifikuar me luftën në Ukrainë.
“Kriteret do të qëndrojnë, ajo që mund të shohim të bëjmë, si mund të punojmë më ngushtësisht. Por nuk mund të themi që për shkak të luftës të kapërcejmë kriteret e Kopenhgaenit. Nuk do doja të thuhej se Shqipëria e ka marrë statusin për shkak të luftës në Ukrainë, justifikim për një anëtaresim. Kemi kritere, kriteret janë plotësuar. Gjithë puna e bërë nga qeveria Rama, u pranuan sepse bënë atë që duhej bërë”
