Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Bianca Censori rikthehet në Australi pa Kanye West, miqtë e saj të lumtur që arritën ta bindin

23:42 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bianka12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për zonjën në fjalë, Bianca Censori.

Madje ai u fut në telashe me autoritetet në  Venecia për kryerjen e një akti seksual në publik gjatë një prej vizitave të tyre në qytetin e famshëm italian. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca Censorit kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj.

Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një ‘ndërhyrje’ kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin e turpëruar tashmë për gjithçka që ka deklaruar dhe ka bërë.

Pavarësisht suksesit në muzikë, Kanye arriti të shkatërrojë reputacionin e tij për shkak të pikëpamjeve të tij dhe qëndrimeve të tij të diskutueshme për situata të ndryshme.

Sipas The Daily Mail, ndërhyrja e familjes dhe e miqve të saj të ngushtë duket se ka funksionuar dhe Bianca është rikthyer më në fund me shoqërinë e saj në Australi.

Modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë e saj pa Kanye West. Sipas këtyre raportimeve, miqtë e Censorit kanë folur për mediat për situatën. Një burim u shpreh se:

Miqtë e saj e njoftuan saktësisht se si ndihen, dhe ata i thanë që ajo duhet të ‘zgjohet’ tashmë.  Bianca është e vetëdijshme për mënyrat kontrolluese të Kanye dhe ka filluar t’i shohë gjërat nga një këndvështrim i jashtëm.

image 20

Bëhet e ditur gjithashtu se Censori vendosi të udhëtonte për në Australi kur Kanye West e njoftoi se do të bënte një udhëtim në Dubai dhe Arabinë Saudite me vajzën e tij, North.

Kjo është arsyeja kryesore që ajo u kthye në atdheun e saj dhe kjo është mundësia që u duhej miqve të saj për të inskenuar këtë ndërhyrje.

Prej muajsh ekziston shqetësimi se Bianca është në rrezik real për shkak të marrëdhënies së saj me Kanye. Është e paqartë nëse Censori do të kthehet te Kanye West pas këtij udhëtimi.

Bianca Censori Kanye West rikthehet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.