Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Biberaj: PD ka nevojë për lidership të ri

18:42 / June 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biberaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj, është shprehur se shkak për rezultatin e dobët të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka qenë përçarja e opozitës dhe manipulimet e bëra nga qeveria.

Komentet Biberaj i ka bërë përmes një interviste për emisionin “Kjo Javë”, ku ka thënë se PD duhet të hapet dhe të përfshijë në gjirin e saj intelektualë dhe persona të papërlyer nga pushteti.

Ai shtoi gjithashtu se PD ka nevojë për një lidership të ri dhe sipas tij, qeveria mund të rrëzohet lehtë nëse do të ketë protesta të vërteta dhe të mirëorganizuara.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Si e komentoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit për opozitën?

Aleksandër Biberaj: Situatë politikë e keqe. Një qeverisje arrogante e prepotente e zhytur në krim e korrupsion por nga ana tjetër kemi një opozitë të përçarë.

Mendohej të bashkoheshin nga opozita, por kjo nuk ndodhi e për pasojë erdhi rezultati më i dobët në 32 vite në këto zgjedhje. Ne nuk arritën të krijojmë një pol politik të rëndësishëm.

Nisida Tufa: Çfarë ndodhi?

Aleksandër Biberaj: Nuk arritëm të krijojmë një frymë ndryshimi dhe revolucioni demokratik.

Që në përçarjen që ndodhi në PD nuk arritën të bashkoheshim, dështimi i dytë kishte të bënte me daljen në koalicion, fakt që ishim të detyruar ta bënim pas vendimit të gjykatës.

Por duhet ta bënim më herët sepse dihej që vendimi i gjykatës do vinte në një kohë të përshtatshme për qeverinë. Kjo na dëmtoi sepse gjysma e këshillave bashkiakë tashmë i ka marrë Partia e Lirisë.

Para disa vitesh ne e mbështetëm Berishën që “kushtëzohej” me: largimin e Bashës, bashkimi i partisë dhe i së djathtës, duhet të luftonim për të rrëzuar qeverinë e Ramës, të gjitha këto nuk ndodhën, ishin një sërë dështimesh.

Foltorja ishte një grup i izoluar dhe nuk e hapi lojën, Berisha sot rrethohet nga një koracë e disa personave të dështuar e të konsumuar nga pushteti. Berisha duhet të marrë nismën për të krijuar një këshill të Urtësh, të jenë intelektualë me vlera që i kanë dhënë PD, figura të pastra e të papërlyera. Në PD i është “prerë koka” shumë intelektualëve për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës.

Nisida Tufa: Një ikje e Berishës do ta shkërmoqte PD?

Aleksandër Biberaj: Jo nuk jam dakord. Ata janë vota të Berishës por edhe të demokratëve.

Nisida Tufa: A ka më vlerë për të protestuar në këto kushte?

Aleksandër Biberaj: Sot nuk dalin më njerëzit në protestë. Ne nuk kemi nevojë të protestojmë me tullumbace e trëndafila. Protesta është për të arritur një objektiv. Kishte kohë e mundësi opozita, pse nuk e bëri nuk e di atë e di vetëm lidershipi se ato i marrin vendimet.

Kemi degradim të besimit të demokratëve në lidershipin e partisë. PD ka nevojë për një garë e një lider të ri. Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, pra protesta jo xhiro në Bulevard. Rrethohet Kryeministria e nuk largohet deri në largimin e tij.

aleksander biberaj lidership PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.