Trajnerët Ditmar Bicaj i Burrelit dhe Bledi Shkëmbi i Tiranës testuan sot lojtarët që kanë aktualisht në dispozicion, në një ndeshje miqësore që u luajt në stadiumin “Liri Ballabani”, në Burrel.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, e cila u dominua nga kryeqytetasit.
Pjesa e dytë ishte më e bukur dhe më e fortë por nuk prodhoi gola. Dy teknikët aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët, duke synuar të përzgjedhin më të mirët për ndeshjet zyrtare, të cilat nisin pas pak ditësh.