Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden dhe presidenti kinez flasin në telefon për më shumë se dy orë, ja çfarë u diskutua

18:39 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve.

Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve.

Telefonata nisi në 8:33 të mëngjesit, me kohën lokale në Amerikë dhe përfundoi në orën 10:50, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.

Biseda vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.

Biden thotë se SHBA-ja do të ndërhynte ushtarakisht nëse Kina e pushton Tajvanin

Pekini ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse SHBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë limitet e Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha në fillim të javës Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Pelosi do të bëhej ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur, qoftë edhe me forcë.

Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.

Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten./ Rel

joe biden Xi Jinping
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.