Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden dhe Sunak bien dakord për thellim të bashkëpunimit ekonomik

22:44 / June 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sunak and biden 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e ngushtë ekonomik mes dy vendeve duke u zotuar se do të përshpejtojnë kalimin tek përdorimi i energjisë së pastër dhe do të konsolidojnë zinxhirët jetikë të furnzimit me minerale.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me zotin Sunak, Presidenti Biden tha se kishte zhvilluar diskutime të rëndësishme dhe pozitive me zotin Sunak për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se partneriteti ekonomik SHBA-Britani është një burim i jashtëzakonshëm force.

“Nuk ka asnjë çështje të rëndësishme në të cilën SHBA dhe Britania nuk udhëheqin së bashku”, tha presidenti Biden.

Dy udhëheqësit diskutuan edhe për “mbështetjen e palëkundur ndaj popullit të Ukrainës”, siç u shpreh zoti Biden.

Presidenti Biden tha se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë fondet e nevojshme për të mbështetur Ukrainën për sa kohë do të duhet ndërsa Rusia vazhdon agresionin ndaj fqinjit të saj.

Kryeministri Sunak tha se vendet që mbështesin Ukrainën duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë presidentit Putin se ata do të mbështesin Kievin dhe se Ukraina nuk do të dobësohet ndërsa lufta vazhdon.

“Sa më shumë të ndihmojmë Ukrainën, jo vetëm tani pasi mbështjetja do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe në vitet në vazhdim, aq më shumë mendoj se i dërgojmë nje mesazh të fortë Putinit”, tha zoti Sunak.

Zoti Biden dhe zoti Sunak firmosën “Deklaratën e Atlantikut” që zoti Sunak e cilësoi si partneritetin e parë ekonomik të këtij lloji që do të përcaktojë bashkëpunimin e ardhshëm në çështje si inteligjenca artificiale dhe marrëdhënie të tjera tregtare dhe eknomike.

“E di se shumë njerëz kanë ngritur pikëpyetjen se çfarë llojë partneri do të jetë Britania pasi doli nga Bashkimi Europian. Do t’u thosha që gjykoni veprimet tona. Ne jemi më të angazhuar se kurrë ndaj vlerave tona, si një partner i besueshëm dhe si një destinacion tërheqës për investime”, tha kryeministri britanik.

Zoti Sunak tha se me Presidentin Biden kishte rënë dakord të bashkëpunonin për sigurinë kibernetike.

“Sot, me presidentin Biden ramë dakord të punojmë bashkë për sigurinë në intelingjencën artificiale. Britania pret me padurim që të mirëpres takimin e nivelit të lartë mbi sigurinë kibernetike më vonë gjatë këtij viti, që të mund të vlerësojmë mundësitë e jashtëzakonshme të kësaj epoke të re te teknologjisë dhe ta bëjme këtë në mënyrë të sigurt”, tha kryeministri Sunak.

biden marreveshje Sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.