TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Moti për këtë të martë, temperatura deri në 13 gradë celsius

08:09 / March 28, 2023

Mund të lindë sërish diçka? Keisi nuk i “mbyll” derën Lorencit: Jemi shumë njësoj

00:01 / March 28, 2023

Aksident rrugor në Elbasan, përplasen 4 makina

23:50 / March 27, 2023

Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

23:39 / March 27, 2023

Olta Gixhari hedh dyshime mbi dashurinë e Luizit për Kiarën: E ka përdorur për lojë

23:33 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Biden do të ulë deficitin me 3 trilionë dollarë: Të zhvillojmë ekonominë pa rritur taksat

22:59 / March 8, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ulë deficitin e Shteteve të Bashkuara me gati 3 trilionë dollarë përgjatë 10 vjetëve, tha sot Shtëpia e Bardhë. Kjo shifër shumë me tepër se angazhimi i mëparshëm i zotit Biden, për të ulur deficitin me 2 trilionë dollarë.

“Ka një diferencë prej thuajse 6 trilionë dollarësh mes buxhetit të propozuar nga presidenti dhe agjendës së republikanëve në Kongres”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke aluduar se planet e opozitës do të rrisnin borxhin me 3 trilionë dollarë të tjerë.

Republikanët nuk kanë prezantuar ende buxhetin dhe shifra prej 3 trilionë dollarësh që përmendi zonja Jean-Pierre është një përllogaritje e bërë nga Shtëpia e Bardhë bazuar në projekt-ligjet e propozuara nga republikanët, të cilët nuk marrin parasysh propozimet për të shkurtuar shpenzimet.

Presidenti Biden, i cili ka në plan ta prezantojë planin e tij të buxhetit të enjten, e përmendi uljen e deficitit me 2 trilionë dollarë në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, në shkurt.

“Këtë javë, unë do t’u tregoj amerikanëve vizionin tim të plotë për buxhetin, për të ulur kostot për familjet dhe për të rritur ekonominë, pa ngritur taksat për këdo që ka të ardhura nën 400,000 dollarë,” u shpreh të mërkurën Presidenti Biden përmes një postimi në rrjetin Twitter.

“U bëj thirrje miqve të mi republikanë në Kongres të bëjnë të njëjtën gjë. Tregojini popullit amerikan se çfarë vlerësoni.”

Presidenti demokrat do të propozojë rritjen e taksave për kompanitë dhe individët me të ardhura mbi 400,000 dollarë në vit, duke mos prekur shpenzimet e detyrueshme si programet sociale apo kujdesi shëndetësor për të moshuarit.

Megjithatë, përgjegjës për miratimin e buxhetit është Kongresi, aty ku republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

deficiti Ekonomia joe biden
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë astronomik: 5 planetë do të rreshtohen pas njëri-tjetrit

22:59 / March 27, 2023

Qyteti gjerman padit Poloninë, ja arsyeja

22:35 / March 27, 2023

Jeta në rrugën me diversitetin ‘më ekstrem’ në Britani, ku fliten 70 gjuhë nga të gjithë kontinentet e botës

22:12 / March 27, 2023

Parlamenti hungarez miraton hyrjen e Finlandës në NATO

19:55 / March 27, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Moti për këtë të martë, temperatura deri në 13 gradë celsius

08:09 / March 28, 2023

Aksident rrugor në Elbasan, përplasen 4 makina

23:50 / March 27, 2023

“Sot jemi vrarë nga pak të gjithë”, Arbana Osmani reagon pas sulmit: Pali është heroi im

23:11 / March 27, 2023

Sulmi me armë tek “TCh”, policia ndalon ish-dhëndrrin e Pal Kolës

22:43 / March 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Moti për këtë të martë, temperatura deri në 13 gradë celsius

08:09 / March 28, 2023

Mund të lindë sërish diçka? Keisi nuk i “mbyll” derën Lorencit: Jemi shumë njësoj

00:01 / March 28, 2023

Aksident rrugor në Elbasan, përplasen 4 makina

23:50 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.