Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden nxit kompanitë ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit

16:49 / October 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden udhëtoi të enjten drejt Çikagos, të shtetit Illinoi, për të nxitur kompanitë, që ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, kjo lëvizje vjen pasi ai shpalli muajin e kaluar urdhrin ekzekutiv për vaksinimin e punonjësve në bizneset private.

Këtë javë, kompania Southwest u bë linja më e fundit ajrore në Shtetet e Bashkuara që vendos vaksinimin e detyruar të punonjësve ndaj COVID-19, pas një vendimi të administratës së Presidentit Biden në muajin shtator për vaksinimin e detyrueshëm ose testimin e përjavshëm të punonjësve të kompanive të mëdha, të punonjësve federalë, si dhe të personelit mjekësor.

“Sot u bëj thirrje më shumë punëdhënësve që të veprojnë. Mesazhi im është ky: kërkojuani me detyrim punonjësve tuaj që të vaksinohen. Nëpërmjet vaksinimeve do ta mundim më në fund këtë pandemi. Pa vaksinat, do të përballemi me muaj pa fund kaosi në spitalet tona, me dëmtim të ekonomisë sonë dhe ankth për shkollat tona. Si dhe me restorante bosh dhe me shumë më pak tregti”, tha Presidenti Biden.

Të enjten në Çikago, Presidenti Biden vizitoi një kantier ndërtimi të një kompanie që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të saj.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se vendimi i administratës ka ulur hezitimin për t’u vaksinuar.

“Gjithnjë e më shumë, vaksinimi po bëhet normë sociale. Dhe këto udhëzime po na ndihmojnë që t’ia arrijmë kësaj”, thotë Dr. William Schaffner, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.

Ndërsa rreth gjysma e 50 shteteve amerikane kanë në fuqi udhëzime të tilla, disa guvernatorë republikanë kanë paditur qeverinë federale, me argumentin se detyrimi shkel liritë individuale.

Ekspertët ligjorë thonë se ky nuk është një argument i qëndrueshëm, duke marrë parasysh detyrime të tjera në fuqi për vaksinimin, si p.sh. ndaj fruthit apo poliomelitit.

“Vaksinat janë bërë një çështje polarizuese. Ideja e portretizimit jo si një çështje mjekësore, por si një çështje e lirive personale, ka zënë tashmë vend dhe ka ngadalësuar veprimin e qeverisë”, thotë Stacey Lee, nga Shkolla e Biznesit “Carey” në Universitetin Johns Hopkins.

Megjithëse vaksina është falas dhe e disponueshme, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se vetëm 65% e popullsisë është vaksinuar me dozën e parë.

Sipas një anketimi rishtazi të kompanisë Gallup, 92% e demokratëve thonë se kanë bërë të paktën njërën dozë të vaksinës, përkundër 56% të republikanëve.

Të tjerë, që refuzojnë ta bëjnë vaksinën, kanë aplikuar për përjashtimin nga detyrimi, për shkak të besimit fetar. Kështu veproi edhe Anna Petti, një punonjëse e terapisë fizike në spitalin e Nju Jorkut.

“Unë ofrova shërbime mjekësore gjatë pandemisë për gati një vit e gjysëm. Nuk u infektova. Besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës”, thotë zonja Petti.

Mbi 700 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga COVID-19ta. Flamujt e bardhë dhe këmbanat e kishave në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit përkujtojnë jetët e humbura./ VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.