Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Biden shfuqizon vendimin e Donald Trump që ngjalli reagime në mbarë botën, firmos dekretin e rëndësishëm

08:24 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
  • KUZHINE
  • GOSSIP
  • SPORT
  • OPINIONE

englishflagEnglish VersionKontakto redaksinëMerr njoftime nga SotNews

logo

 BREAKING NEWSFATOS KLOSI DHE PETRO KOÇI: DASH GODITJE NËN BREZ ARMIQVE TË REFORMËS NË DREJTËSI, META-BERISHA DYSHJA MË E SHQETËSUARx

BOTA

Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Donald Trump që ngjalli reagime në mbarë botën, firmos dekretin e rëndësishëm

s

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL25 SHKURT 2021

Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Donald Trump që ngjalli reagime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Donald Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë të mërkurën që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të zotit Trump. Grupet për mbrojtjen e imigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm.

Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni bllokoi ndalimin e zotit Trump për ata punëtorë të huaj pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë.

Curtis Morrison, një avokat imigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se zoti Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.