Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bido: Pse në Himarë ka individë që deklarohen grekë dhe nuk ndodh në zona të tjera në vend?

09:34 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardit bido 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Beteja për 20%”, është libri më i ri nga studiuesi Ardit Bido, në të cilin flet për identitetin, statistikat dhe politikën në Konispol dhe Himarë. Ai thotë se ky studim ka shkaktuar debat për pakicat, pasi është publikuar tani që ka nisur të kryhet censusi i popullësisë. Ndër të tjera, studiuesi është ndalur te individët në Himarë deklarohen grekë, ndërsa në zona të tjera të Jugut të Shqipërisë nuk ndodh.

“Pse ndodh që në Himarë ka individë që deklarohen grekë dhe në zona të tjera nuk ndodh? Ka qene gjithmonë një debat ekstrem, ‘ose ju bëni sikur jeni, ose ju s’jeni, ose ju jeni grekët e Himarës.

E dyta, na ka habitur gjithmonë në debatin tonë publik pse nacionalizmin grek në Shqipëri ne nuk e gjejmë as në Finiq dhe as në Dropull, por gjithmonë e kemi gjetur në Himarën fshat dhe jo qytet. Edhe nga ana tjetër, kemi historinë e kundërt, që është Greqia, e cila tenton struktura të shtetit grek, që tentojnë të pasqyrojnë sikur Himara e gjitha është një zonë greqishtfolëse dhe në Konispol e njëjta gjë. Prandaj, në këtë studim, unë e ndaj në tre pjesë kryesore.

Në radhë të parë, çfarë është identiteti etnik, që është një koncept shkencor, por që ne në Ballkan nuk trajtojmë fare, në të cilin bëj këtë analizën, pse ne në tre fshatra greqishtfolëse nga 23 fshatra që ka Himara, në Himarën fshat, Dhërmi dhe Palasë, kemi fise që identifikohen si shqiptare dhe fise që identifikohen si greke. Ky identifikim është solid, pra, është solid, është i gjatë në histori, 100 vitet e fundit. Ne kemi tre fshatra greqishtfolëse, në të cilat traditat dhe doket janë shqiptare. Pra, nuk përputhet as me narrativën se je shqiptar që duhet të jesh shqipfolës, as me narrëtivën që je grek dhe ke tradita dhe doke greke”, tha ndër të tjera Bido në ”Abc News Albania”.

Ardit Bido
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.