Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bie me 40% numri i bizneseve të reja Tiranë, kryeqyteti po bëhet më i kushtueshëm

16:50 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TIRANE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm kriza, por edhe rritja e kostove të të bërit biznes, duke nisur nga pagat më të larta dhe shtrenjtimi i taksave, shihen si faktorët që po stepin sipërmarrësit shqiptarë të investojnë.

Rënia e numrit të bizneseve të reja me 40% në Tiranë për gjysmën e parë të vitit, sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muço lidhet ndjeshëm edhe me nivelin e jetesës.

“Një ndër arsyet se pse tendenca e hapjes së bizneseve të reja është rënëse, popullsia po frenohet, aspekti i dytë është kriza ekonomike në kompleks, Shqipëria në kompleks nuk është më atraktive, jo për arsye të brendshme por dhe të jashtme. Aspekti i tretë ka lidhje me nivelin e jetesës, Tirana është bërë shumë e shtrenjtë për qytetarët, në Tiranë është bërë e vështirë të jetohet dhe biznesmenët stepen para se të investojnë”, thotë ai.

Sipas Muços kryeqyteti po bëhet më i kushtueshëm për të investuar, ndërsa së fundmi edhe rritja e planifikuar e taksës së pronave do të kthehet në një barrë shtesë për biznesin.

“E fundit farë është taksa e pronës e cila po rritet deri në 76% në disa raste, kjo është barrë mbi biznesin, rriten kostot e parkimit, të magazinave etj. Në thelb janë të gjithë këta faktorë që nuk e bëjnë Tiranën tërheqëse për këtë sektor. Një pjesë  e mirë e bizneseve kanë nxjerrë tabelën shitet, likuidim. Janë një sërë politikash të bashkisë që po i nxit këto biznese të zhvendosen drejt qendrave të mëdha tregtare, duke ndikuar në mbylljen apo dhe falimentimin e këtyre bizneseve të vogla”, thotë ai.

Duke vërejtur tendencën vijuese të migrimit të popullsisë nga periferitë drejt qendrave të qyteteve, eksperti Muço thotë se më rezistentë do të vijojnë të mbeten në treg bizneset e reja të ndërtimit.

Ekonomisë Klodian Muço
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.