Një avion me një motor është rrëzuar në det në Heraklio të Kretës mëngjesin e sotëm. Njëri nga pilotët, 68 vjeç humbi jetën, kurse tjetri, 26 vjeç, ndodhet në spital.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu ka dëshmuar se avioni ka pasur një defekt teknik, dhe pasi e kanë kuptuar kanë zgjeruar rrezen e uljes në mënyrë që të shmangte një përplasje më të fortë.
Avioni që u rrëzua ishte i një kompanie indoneziane, kishte ardhur nga Podgorica e Malit të Zi dhe ndalesa e tij e radhës do të ishte Urganda e Egjiptit.