Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bie në pranga 38-vjeçari shqiptar, pjesë e një organizate kriminale

11:18 / December 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adem Dervishi i kërkuar nga Interpol ra në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa tentoi të arratisej. Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shëbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizmin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit. 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të zbatimit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë pa leje dhe lëndë narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili lëvizte në zonën e lagjes nr. 14, Durrës, shërbimet e Policisë organizuan punën për kapjen e tij.

Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë vënë në ndjekje të një shtetasi të kërkuar. Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamisht dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.

Adem Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.