Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bie numri i hyrjes së shtetasve të huaj në janar, turizmin e mban gjallë Kosova

08:22 / February 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizm 696x461 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janari ka nisur me më pak lëvizje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, por gjithsesi ritmet e rënies së hyrjeve të të huajve janë ngadalësuar në krahasim me pjesën më të madhe të vitit të kaluar (-25.7%).

Ndërsa daljet e shqiptarëve nga vendi kanë shënuar tkurrje më të fortë (-48.8%), teksa Bashkimi Europian vijon të mos lejojë hyrjet e shtetasve nga vende jo të BE-së.

Sipas INSTAT, Në Janar 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 185.329. Krahasuar me Janar 2020, ky numër ka rënë me 25,7 %.

Në Janar 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 47,2 % (ndonëse në një numër të ulët në total) dhe Kosova me 13,0 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,0 % dhe Spanja me 73,0 %, krahasuar me Janar 2020.

Në total, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2021, janë 405.799. Krahasuar me Janar 2020, ky tregues rezulton me rënie 41,5 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2021, janë 450.581 duke shënuar një rënie me 46,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2021, janë 271.684. Krahasuar me Janar 2020, ky numër ka rënë me 48,8 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2021, janë 178.897. Krahasuar me Janar  2020, ky numër ka rënë me 42,6 %.

Turizmi, gjithnjë e më i varur nga Kosova e rajoni

Pandemia ka ndikuar ndjeshëm në uljen e hyrjeve të shtetasve të huaj, por ata që po e mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri janë shtetasit nga Kosova. Në janar 2021, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 47% të totalit, nga 31% që ishte kjo peshë në janar të një viti më parë, kur ishte një vit normal.

Shtetasit nga Maqedonia kanë vijuar të jenë të dytët, me 18% të totalit, ndonëse me rënie prej rreth 10%.

Në vend të tretë ka kaluar Mali i Zi, me 13% të totalit (tkurrje 21.6%).

Nga këto tre shtete të rajonit kanë ardhur gati 80% e shtetasve të huaj në janar.

Ndërsa shtetasit nga Greqia, që në janar ishin të dytët pas Kosovës kaluan në vend të pestë pas Italisë, pas tkurrjes me 87%. Kjo rënie lidhet me kufizimet e ndjeshme që vendosi pala greke në kufi, si rrjedhojë e situatës së Covid-19, çka bëri që shumë shtetas shqiptarë (me pasaporte greke) të mos vinin në qytetet e tyre të lindjes për festat e fundvitit./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.