Gjatë ditës së djeshme, situata me zjarret në Kosovë ka qenë tejet e rënduar.
Por, duket se në 12 orët e fundit numri i tyre ka rënë dukshëm. Kjo falë reagimit efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Në përmirësimin e situatës, kanë ndikuar edhe reshjet e shiut. Kështu ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
“Aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AME-së.
