Një 30-vjeçare, e quajtur Shanice Aviles, është arrestuar nga policia në New York, pasi akuzohet se ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e aktorit të njohur, Robert De Niro, rreth orës 2:30 të mëngjesit.
Policia arriti të veprojë menjëherë duke e kapur atë në flagrancë, në katin e dytë të ndërtesës duke vjedhur dhuratat e Krishtlindjes, si dhe duke përdorur iPadin e aktorit.
De Niro dhe një prej vajzave të tij ndodheshin në katin e sipërm të banesë dhe nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte.