Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania: Kemi dëbuar shumë agjentë rusë

21:12 / April 23, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
germany
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Berlini tha më 23 prill se ka dëbuar “shumë” agjentë rusë, teksa Gjermania po përballet me kërcënim në rritje nga akte të sabotimit, të udhëhequra nga Moska.

Autoritetet gjermane “po bëjnë gjithçka që munden për të luftuar spiunazhin rus, sabotimin dhe sulmet kibernetike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, gjatë një konference për media.

Shërbimet ruse të inteligjencës që veprojnë në Gjermani janë “dobësuar së fundi nga dëbimi i shumë agjentëve”, tha Kock, pa dhënë një numër të saktë apo se kur saktësisht kanë ndodhur këto dëbime.

Deklaratat e saj erdhën pasi mediat gjermane raportuan se besohet që shërbimet ruse të inteligjencës kanë punësuar operativë të nivelit të ulët, lidhur me një komplot për të vendosur pajisje shpërthyese në avionë transportues të DHL-së.

Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung dhe transmetuesve publikë WDR dhe NDR, këta agjentë nuk kishin asnjë pozitë brenda shërbimeve të sigurisë dhe zakonisht rekrutoheshin përmes aplikacioneve të mesazheve për të kryer operacione në këmbim të parave.

Hetimi mbi “akte të mundshme sabotimi me pajisje shpërthyese në pakot e DHL-së po vazhdon me intensitet”, tha Kock, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një incident në korrik të vitit të kaluar, në të cilin disa pako shpërthyen në depot e DHL-së në Gjermani dhe Britani, është përshkruar nga kreu i inteligjencës së brendshme gjermane, Thomas Haldenwang, si një “aksident me fat”, për shkak se kishte impakt të kufizuar.

Duke dëshmuar para një komisioni parlamentar në tetor, Haldenwang kishte thënë se “një avion do të rrëzohej”nëse pakot do të kishin shpërthyer gjatë fluturimit.

Kock deklaroi të mërkurën se “rreziku i sabotimeve… është rritur ndjeshëm në Gjermani që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

Ajo shtoi se autoritetet gjermane po monitorojnë përpjekjet e inteligjencës ruse për të “rekrutuar njerëz në këmbim të pagesës”. 

agjente debim gjermani Kercenim ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

13:20 / May 11, 2025

Spanja do të reduktojë javën e punës në 37.5 orë

17:39 / May 10, 2025

Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit/ Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA

16:50 / May 10, 2025

India dhe Pakistani, shkëmbejnë sulme me raketa në bazat ushtarake

13:15 / May 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.